Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetushmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, AC. nr. 436/18, të 12 dhjetorit 2018

Nr. të lëndës KI 240/19

Parashtruesit: Enver Latifi

Shkarko:

KI240/19, Parashtrues i kërkesës: Enver Latifi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit AC.nr. 436/18 të 12 dhjetorit 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, jashtë afatit kohor, aktvendim për papranueshmëri

Parashtruesi i kërkesës zhvilloi procedurën në gjykatat e rregullta në lidhje me pengimin e posedimit të patundshmërisë, përkatësisht ngastrës kadastrale në pronësi të tij. Gjykata Themelore vërtetoi pronësinë e parashtruesit të kërkesës  mbi ngastrën e kontestuar dhe urdhëroi që e njëjta të kthehej në posedim të parashtruesit të kërkesës.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës inicioi procedurën përmbarimore duke kërkuar ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore.

Gjykatat refuzuan kërkesën për përmbarim të parashtruesit të kërkesës sepse nuk ishte parashtruar në pajtim me ligjin. Parashtruesi i  kërkesës paraqiti kërkesë për revizion kundër këtij vendimi, i cili ishte refuzuar për shkak të mos-lejueshmërisë.

Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës pretendoi në Gjykatë se me refuzimin e kërkesës për përmbarim janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Para se të analizonte pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata shqyrtoi nëse parashtruesi i kërkesës i plotësonte të gjitha kërkesat formale për parashtrimin e kërkesës në Gjykatë. Gjykata vendosi që parashtruesi i kërkesës ishte palë e autorizuar, se kishte shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe se kishte specifikuar aktin e autoritetit publik, kushtetutshmërinë e të cilit e konteston në Gjykatë. Megjithatë, Gjykata arriti në përfundimin se vendimi i fundit në këtë rast në të vërtetë ishte Aktvendimi [Ac. nr. 4637/18] i Gjykatës së Apelit të 12 dhjetorit 2018, dhe se afati fillon të rrjedhë nga data e pranimit të vendimit të sipërpërmendur nga përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës ose nga parashtruesi i kërkesës personalisht dhe se ajo nuk mund të marrë parasysh Aktvendimin [Rev. nr. 59/2019] e Gjykatës Supreme, sepse një kërkesë e tillë nuk lejohet në procedurën e përmbarimit.

Bazuar në këtë, Gjykata arriti në përfundimin se kërkesa nuk ishte parashtruar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe duhet të deklarohet e papranueshme për shkak se është e paafatshme.

Parashtruesit:

Enver Latifi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile