KI47/23, Parashtrues: Nebih Dedinca, Vlerësim i kërkesës së parashtruesit ë kërkesës për tërheqjen e kërkesës, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AC.nr.1616/2021, të 23 shtatorit 2022
KI47/23, Vendim për tërheqje të kërkesës, i 29 prillit 2024, publikuar më 6 qershor 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest civil, tërheqje e kërkesës
Rrethanat e rasti konkret ndërlidheshin me një kontest civil mes parashtruesit të kërkesës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pranë së cilës parashtruesi i kërkesës kishte punuar. Pas pensionimit, i njëjti kishte parashtruar kërkesë tek organet e KEK-ut për njohjen e shpërblimit të pagave jubilare. Kjo kërkesë ishte refuzuar nga KEK-u dhe si rezultat parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila e kishte aprovuar kërkesëpadinë e tij. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, KEK-u kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila nëpërmjet Aktgjykimit [AC.nr.1616/2021] të 23 shtatorit 2022, kishte aprovuar ankesën e KEK-ut dhe kishte ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Kundër Aktgjykimi të lartcekur të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës, nëpërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kishte parashtruar kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë, e cila iu refuzua me arsyetimin se nuk kishte bazë për ngritjen e saj në Gjykatën Supreme.
Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë pretendoi shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], në lidhje me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, edhe përkundër pretendimeve të mësipërme, parashtruesi i kërkesës, më 26 janar 2024, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, në mënyrë vullnetare kishte kërkuar tërheqje e lëndës/kërkesës KI47/23 nga lista e shqyrtimit, sipas procedurës së rregullt.
Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në vendimin e publikuar, Gjykata duke pasur parasysh natyrën e kontestit civil, gjegjësisht kërkesës për kompensim të pagave jubilare nga KEK-u dhe dakordimin e palëve që ky kontest të zgjidhet mes tyre në rrugë jogjyqësore, vlerësoi se nuk kishte më arsye për të vazhduar tutje me shqyrtimin e lëndës/kërkesës KI47/23 të parashtruesit të kërkesës. Rrjedhimisht, Gjykata miratoi kërkesën e tij për tërheqje të kërkesës, në pajtim me nenin 23 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 31 të Rregullores së punës së Gjykatës.
Nebih Dedinca
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa
Civile