Vendim

Vendim për heqjen e kërkesës nga lista, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme,Këshillit Gjyqësor te Kosovës dhe Ministrisë se Drejtësisë

Nr. të lëndës KI14/10, KI15/10

Parashtruesit: Besnik Musa dhe Hekuran Muhaxhiri

Parashtruesit ankohen se u është shkelur e drejta e tyre për liri te lëvizjes e garantuar me nenin 35 (2) te Kushtetutës. Ata pohojnë qe Gjykata Komunale ne Prishtine ne mënyre te padrejte dhe te gabueshme i ka interpretuar dispozitat e zbatueshme ligjore pasi ka dështuar t’ua lëshonte certifikatën, e cila, siç pohohet, është dokument i domosdoshëm për Ministrinë e Punëve te Brendshme për te lëshuar pasaporte te Republikës se Kosovës.
Parashtruesit kërkuan caktimin e masës se përkohshme “për ta shmangur diskriminimin e mëtejme dhe shkeljen e te drejtës se qytetareve për liri te lëvizjes me kushtëzimin e cilësdo procedure penale ne vazhdim e sipër”.
Për shkak te arsyeve te sipërpërmendura, shqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës ndërpritet dhe Gjykata konstaton qe nuk ka rrethana te posaçme lidhur me respektimin e te drejtave te njeriut te cilat do te kërkonin shqyrtim te mëtejshëm te kërkesës.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për heqjen e kërkesës nga lista.

Parashtruesit:

Besnik Musa dhe Hekuran Muhaxhiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative