Vendim

Vendim për masë së përkohshme

Nr. të lëndës KI 11/09

Parashtruesit: Tomë Krasniqi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon shqiptimin e masës së përkohshme për pezullimin e inkasimit të 3.5 € në emër të parapagimit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), nëpërmjet faturave për energji elektrike. Ai pretendon se kjo metodë e inkasimit është rezultat i një kontrate jo të ligjshme, se është cenuar interesi publik, se lartësia e kësaj shume është shumë e lartë dhe se ky inkasim diskriminon shumë qytetarë ngase llogaritet për secilin njehsorë të rrymës elektrike, e jo për secilën familje, siç kërkohet me Ligjin mbi Radio Televizionin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, duke rikujtuar rëndësinë e financimit të transmetuesit publik, por duke mos u pajtuar me këtë metodologji inkasimi, vendosi të lejohet vënia e masave të përkohshme ndaj zbatimit të mëtejshëm të nenit 20.1 të ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, me arsyetimin se është cenuar interesi publik i qytetarëve, njëjtë si interesi personal i parashtruesit të kërkesës . Më tej, Gjykata i rekomandoi Kuvendit të Republikës së Kosovës që të rishikohet natyra e nenit në fjalë deri në vendosjen meritore të rastit.

Parashtruesit:

Tomë Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për masë të përkohshme