Aktgjykim

Valon Bislimi kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë

Nr. të lëndës KI 06/10

Përmbledhje

Parashtruesi paraqiti një kërkese pranë Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar gjykatës për të vlerësuar Kushtetutshmërinë së shkeljes së supozuar duke pretenduar se i është shkelur e drejta për tu larguar nga vendi pasi që i është refuzuar lëshimi i pasaportës, ai thekson se Gjykata Komunale në Prishtine në mënyre të padrejte dhe të gabueshme i ka interpretuar dispozitat ligjore pasi ka dështuar t’ia lëshoj certifikatën e cila është e domosdoshme për Ministrin e Punëve të Brendshme për të lëshuar pasaportë, Me tej , ankohet se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kurrfarë baze juridike për t’ia privuar te drejtën e tij kushtetuese ne mungese të certifikatës që nuk është nen hetime duke theksuar se kufizimi nuk është i bazuar në ligj , por sipas tij është çështje e interpretimit të gabuar të ligjeve dhe praktikes, përfshin këtu keqinterpretimin e një memorandumi të mirëkuptimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme , Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së drejtësie , Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës ka kërkuar vënien e masës së përkohshme për të shmangur diskriminimin e mëtejmë dhe shkeljen e të drejtës së qytetarëve për liri të lëvizjes kur kushtëzohen me ndonjë procedure penale në zhvillim e sipër , Gjykata Kushtetuese vendosi të shpalle kërkesën të pranueshme me arsyetimin se ka pasur shkelje të së drejtës se parashtruesit për liri te lëvizjes ku konsideron se praktika e bazuar ne memorandumin kurrë nuk ishte shqyrtuar me mbrojtje dhe përpikëri të mjaftueshme procedurale nga autoritete përkatëse ku e pengoi parashtruesin që ta gëzonte të drejtën e tij për mjete efektive juridike e cila është në kundërshtim me nenin 54 të Kushtetutës dhe në lidhje me nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Në të njëjtën kohë , Gjykata ka vendosur ta hedhe poshtë kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme

Parashtruesit:

Valon Bislimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 35 - Liria e Lëvizjes, Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale