Aktvendim

Trashëgimtaret e Ymer Loxhës dhe Sehit Loxhës kundër Vendimit Nr. PKL. Nr. 21/07 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i datës 17 dhjetor 2008

Nr. të lëndës KI 14/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë kundër vendimit të Gjykatës Supreme me anë të së cilit është refuzuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur nga parashtruesit kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë të vitit 1945, me të cilin u refuzua rihapja e procedurës penale sipas të cilës vëllezërit Ymer Loxha dhe Sehit Loxha u shpallën armiq të popullit dhe iu konfiskua prona, Parashtruesit pohojnë se iu është mohuar e drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe e drejta për mjet efektiv juridik, duke pretenduar se Gjykata Supreme nuk ka interpretuar ligjin në mënyrë të drejtë, Në të njëjtën kohë, parashtruesit pretendojnë se rasti i gjykuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë më 1945 ka qenë një rast penal, ku masa e konfiskimit të pronës në bazë të ligjit për veprat penale kundër popullit dhe shtetit është shqiptuar vetëm ndaj personave të dënuar e jo ndaj personave që janë shpallur armiq të popullit, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme me arsyetimin se është jashtë afatit kohor dhe nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se gjatë shqyrtimit të lëndës nuk ka gjetur ndonjë indikacion që procedurat paraprake në këtë rast kanë qenë të padrejta a të njollosura nga arbitrariteti, Më tej, sa i përket kthimit të pronës së konfiskuar, Gjykata konstatoi se Kuvendi i Kosovës është përgjegjës për miratimin e Ligjit për Kthimin e Pronës në bazë të rekomandimeve të Propozimit Gjithëpёrfshirёs për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, në Shtojcën VII, nenit 6 (1) dhe nenit 143 të Kushtetutës në lidhje me nenin 2 (13) të Shtojcës XII (Agjenda Legjislative), Duke konstatuar se një ligj i tillë nuk është miratuar ende, Gjykata iu përkujton autoriteteve të Republikës së Kosovës për detyrimin e tyre për të vendosur një “mekanizëm të pavarur për të formuluar kornizën politike ligjore dhe institucionale për adresimin e çështjeve të kthimit të pronës”

Parashtruesit:

Trashegimtaret e Ymer Loxhës dhe Sehit Loxhës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar, Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale