Aktvendim për papranueshmëri

Spartak Dervishi kundër Vendimeve të Gjykatës Komunale në Gjakovë, Aktvendimi nr. P.nr.74/2002 dhe ai i Gjykatës së Qarkut në Pejë, Aktvendimi Nr. Ap.nr.78/07

Nr. të lëndës KI 04/09

Parashtruesit: Spartak Dervishi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon përmbysjen e dënimit me shtatë muaj burgim i cili i është shqiptuar për kryerjen e tri veprave penale të vjedhjes për arsye se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk i është dorëzuar fare, se avokati i tij mbrojtës nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe se Gjykata nuk i ka marrë parasysh fare provën mjekësore se ai vuan nga “psikoza e paranojës”, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa nuk saktëson a specifikon se në çfarë mënyre i janë cenuar të drejtat e tij kushtetuese, Më tej, Gjykata ka vendosur të mos e marrë parasysh provën mjekësore në të cilën mbështetet parashtruesi, sepse e njëjta nuk është paraqitur gjatë procedurave paraprake dhe se pavarësisht kësaj, sipas Gjykatës, kjo provë nuk është bindëse dhe nuk mjafton për përmbysjen e dënimit të shqiptuar

Parashtruesit:

Spartak Dervishi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale