Aktvendim për papranueshmëri

Shqyrtim kushtetues i Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut te Gjilanit, AC. nr. 70/2010, të datës 15 prill 2010

Nr. të lëndës KI 49/10

Parashtruesit: Abdullah Shkodra

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese nga aktgjykimi i Gjykatës Komunale të Gjilanit, e cila kishte konfirmuar urdhrin për përmbarimin e huas mbi patundshmërinë e hipotekuar. Ai argumentoi se gjykata kishte dështuar që të pranojë marrëveshjen e tij gojore me kreditorin për ri-aranzhimin e pagesës, se kreditori kishte dështuar që të regjistrojë të gjitha pagesat e tij dhe kreditori kishte dështuar që t’i mundësojë atij shtyrjen e afatit për pagesën e huas, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.1(c) të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi nuk kishte mundur të ofrojë prova prima facie se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e caktuara kushtetuese dhe që të specifikojë veprimet konkrete të autoritetit publik që kishte bërë ato shkelje, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata theksoi se kompetenca e saj është e kufizuar në zgjidhjen kontesteve kushtetuese, si p.sh., se a kanë qenë të drejta procedurat gjyqësore e jo edhe kontestet rreth fakteve ose të drejtës materiale, duke cituar rastin Garcia Ruiz kundër Spanjës dhe Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar

Parashtruesit:

Abdullah Shkodra

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile