Aktvendim

Sami Sekiraqa kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës S.C.Ap. nr. 448/2006 dhe Vendimit te Gjykatës së Qarkut te Prishtinës D.C.P. nr. 521/2005

Nr. të lëndës KI 16/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se i janë shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe e drejta për mjet efektiv juridik, pasi që ishte gjykuar në mungesë dhe se provat nuk e mbështesin dënimin që i është shqiptuar, Në të njëjtë kohë, parashtruesi pretendonte se ishte ndjekur penalisht vetëm për shkak se bindjet e tij politike dallojnë nga ato të partisë politike në pushtet, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se pohimet e parashtruesit ishin të pabaza, Pas vlerësimit të procedurave në tërësi, Gjykata gjeti se nuk kishte prova që sugjeronin se procedurat paraprake ishin në ndonjë mënyrë të padrejta a të prekura nga arbitrariteti, Më tej, Gjykata theksoi se parashtruesi nuk ka dorëzuar ndonjë dëshmi që, prima facie, do të tregonte shkeljen e të drejtave të tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe mjet efektiv juridik

Parashtruesit:

Sami Sekiraqa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale