Aktvendim për papranueshmëri

Refuzim i kërkesës për rastin Haxhi Thaqi versus Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nr. të lëndës KI 09/09

Parashtruesit: Haxhi Thaqi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së bazës ligjore për nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (“KGJK”) mbi unifikimin e taksave gjyqësore, Parashtruesi pretendoi se KGJK nuk ka mandat për të vënë taksa gjyqësore me një akt të tillë nënligjor duke qenë se neni 119,8 i Kushtetutës parasheh se: “[,,,] çdo person duhet të paguaj taksat dhe kontributet tjera të parapara me ligj”, Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës ka kërkuar vënien e masës së përkohshme me të cilën do të pezullohej zbatimi i mëtejshëm i këtyre instrumenteve nënligjore deri në vendosjen meritore të rastit, Gjykata vendosi se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të provojë që nxjerrja e këtyre akteve ka rezultuar me cenimin e të drejtave të tija individuale, dhe se në këtë mënyrë ai ka kërkuar kontroll abstrakt të kushtetutshmërisë, Duke qenë se me nenin 113 të Kushtetutës, individët nuk janë të autorizuar për një kërkesë të tillë, Gjykata konstatoi se parashtruesit të kërkesës i mungon legjitimiteti aktiv, Më tej, Gjykata ka vendosur se parashtruesi i kërkesës, gjithashtu, ka dështuar të provojë se i ka shteruar të gjitha mjetet juridike para se të bëjë kërkesë pranë kësaj Gjykate, Për këto arsye, Gjykata vendosi që kërkesa të refuzohet si e papranueshme

Parashtruesit:

Haxhi Thaqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar