Aktvendim

Petrit Morina kundër Aktgjykimit AP. Nr. 495/2003 të Gjykatës Supreme të Kosovës, të datës 7 prill 2004

Nr. të lëndës KI 20/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se e drejta e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm i është cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme e cila, sipas tij, gabimisht e ka dënuar atë për njërën ndër veprat penale për të cilat ai ishte i akuzuar, ngase ka dështuar të marrë për bazë provat të cilat ai i ka ofruar për të kundërtën, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se ankesa e parashtruesit ka të bëjë me një periudhë që daton para datës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, prandaj thekson se kërkesa është e paafatshme dhe në mospërputhje,“ratione temporis”, me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit

Parashtruesit:

Petrit Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale