Parashtruesja e kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën sfidon aktgjykimet e Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Qarkut dhe të Gjykatës Komunale duke pretenduar se i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, pa ofruar asnjë argument tjetër, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme me arsyetimin se ajo në kërkesën e saj nuk saktëson, a specifikon, se në çfarë mënyre i janë cenuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Më tej, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruar nuk përmban asnjë fakt që do të sugjeronte se procedurat paraprake janë zhvilluar në mënyrë të anshme a të pa drejtë, Sipas Gjykatës, fakti se parashtruesja është e pakënaqur me rezultatin e lëndës, nuk mund të shërbejë si argument se është shkelur neni 31 i Kushtetutës për gjykim të paanshëm dhe të drejtë
Parashtruesi X
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile