Oda e Avokatëve të Kosovës, Prishtinë Dega Rajonale në Gjakovë kundër Vendimit të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovës dhe Vendimit të Drejtorit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjakovës
Nr. të lëndës KI 31/11
Parashtruesit: Oda e Avokatëve të Kosovës
Parashtruesi, Dega Rajonale e Odës së Avokatëve në Gjakovë, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Vendimi i Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovë dhe i Drejtorit të Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik të Gjakovës kishte shkelur nenet 7, 46, 49 dhe 119 të Kushtetutës sepse ato e kushtëzonin regjistrimin e automjeteve me verifikimin e pagesës së faturave të ngrohjes, e në rastet e bizneseve, me verifikimin e pagesës së tatimeve të kompanive, përderisa as Kompania e Ngrohjes Qendrore e as Kuvendi Komunal nuk lëshonin dokumente të tilla verifikimi, duke e pamundësuar kështu regjistrimin e automjeteve. Parashtruesi po ashtu argumentoi se avokatët nuk prekeshin nga këto vendime pasi që ata nuk paguanin tatimin si kompani, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesi nuk ishte as person fizik e as juridik të cilit i ishin shkelur të drejtat kushtetuese personale ose i cili i ishte prekur drejtpërdrejtë nga ndonjë akt i një autoriteti publik, e as nuk ishte përfaqësues i autorizuar ligjor i ndonjë viktime të prekur drejtpërdrejtë nga vendimet e kontestuara. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për masa të përkohshme në bazë të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 54.1 të Rregullores së Punës pasi që pas vendimit se kërkesa ishte e papranueshme më nuk kishte çështje të pazgjidhur para Gjykatës
Oda e Avokatëve të Kosovës
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
administrative