KI 110/17 Parashtrues i kërkesës: Sekule Stanković, i cili kërkon tërheqjen e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 233/2014, të 3 shtatorit 2014
KI 110/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 majit 2018, i publikuar më 13 qershor 2018
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, tërheqja e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, aprovimi i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës
Parashtruesi e parashtroi kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, neneve 22 dhe 23 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullave 32 dhe 56 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Parashtruesi e parashtroi kërkesën në Gjykatë duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme.
Pas kësaj, parashtruesi parashtroi kërkesën për tërheqjen e kërkesës së tij për vlerësimin e kushtetutshmërisë, si dhe për tërheqjen e kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme dhe tërheqjen e kërkesës për mbajtjen e seancës dëgjimore publike.
Prandaj, Gjykata vendosi të aprovojë kërkesën e parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, duke përfshirë edhe tërheqjen e kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme dhe tërheqjen e kërkesës për seancën dëgjimore publike.
Sekule Stanković
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa
Civile