Aktgjykim

Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Vs. Shkëlqësisë së tij, Fatrmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KO 47/10

Parashtruesit: Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë

Parashtruesit, 32 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se Presidenti ka bërë dhe vazhdon të bëjë shkelje serioze të nenit 88,2 të Kushtetutës duke mbajtur njëkohësisht postin e Presidentit të Kosovës dhe, sipas tyre, postin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pas paraqitjes së kërkesës së nënshkruar nga 31 deputetë, Gjykata vëren se tre nga deputetët nënshkrues i kanë tërhequr nënshkrimet e tyre, dhe kjo, sipas përfaqësuesve të Presidentit, e bën kërkesën të papranueshme, Përveç kësaj, pala kundërshtare në përgjigjen e saj, gjithashtu kishte shtuar se deputetët nuk e kishin dorëzuar kërkesën e tyre brenda afatit kohor të kërkuar me Kushtetutë dhe përfundimisht, se Presidenti nuk kishte “ushtruar” funksionin e tij në partinë politike të përmendur, por se ai e kishte “ngrirë” atë funksion, Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë kërkesën të pranueshme me arsyetimin se çështja i është “referuar [Gjykatës] në mënyrë të rregullt nga pala e autorizuar”, dhe se momenti i referimit të çështjes është momenti kur vendoset nëse parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, Për më tepër, Gjykata kujtoi se edhe pas tërheqjes së palës, Gjykata mund të zgjedhë të vendosë mbi kërkesën, Sa i përket afatit kohor prej 30 ditësh nga shkelja, siç parashihet në Kushtetutë, Gjykata konsideroi se shkelja e supozuar e Presidentit paraqet një situatë të vazhdueshme duke qenë se Presidenti vazhdoi t’i mbajë ato dy poste edhe në kohën kur është parashtruar kërkesa, Gjykata vendosi se ka pasur shkelje të nenit 88,2 të Kushtetutës me rastin e mbajtjes së dy funksioneve të lartpërmendura, me arsyetimin se nuk ekziston mundësia e “ngrirjes” së funksionit partiak, Për më shumë, Gjykata vendosi se duke qenë se Presidenti dhe partia në fjalë “përfitojnë nga asocimi me njëra tjetrën”, nënkupton se është “ushtruar” ky funksion partiak

Parashtruesit:

Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 88 - Papajtueshmëria

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative