Në mbështjen e kërkesës se parashtruar nga Ushtruesi i Detyrës se Presidentit, Dr. Jakup Krasniqi, lidhur me mbajtjen e postit të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit dhe njëkohësisht të postit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nr. të lëndës KO 97/10
Parashtruesit: Jakup Krasniqi
Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën ka kërkuar që Gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të tij për mbajtjen dhe ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të Presidentit dhe njëkohësisht ushtrimin e Postit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Parashtruesi e ka bazuar kërkesën në dyshimet nëse kufizimet e nenit 88,2 të Kushtetutës, sipas të cilit pas zgjedhjes Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike, vlejnë edhe për ushtruesin e detyrës së Presidentit, Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë kërkesën të pranueshme me arsyetimin se në rolin e Presidentit, edhe ushtruesi i kësaj detyre ka të drejtë të referojë çështje kushtetuese pranë kësaj Gjykate dhe se kjo ishte bërë brenda afatit kohor të paraparë, Më tej, Gjykata Kushtetuese vendosi se mbajtja dhe ushtrimi i këtyre dy funksioneve nga ushtruesi i detyrës së Presidentit nuk përbën shkelje të nenit 88,2 të Kushtetutës, me arsyetimin se kufizimi sipas këtij neni vlen vetëm “pas zgjedhjes” së Presidentit, Andaj, Gjykata shpjegoi se Presidenti i Republikës zgjidhet nga Kuvendi, ndërsa përgjegjësitë e ushtruesit të detyrës së Presidentit rrjedhin nga Kushtetuta, dhe rrjedhimisht, ushtruesi i detyrës së Presidentit nuk kufizohet nga neni 88.2
Jakup Krasniqi
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Mosshkelje e të drejtave kushtetuese
Tjetër