Aktvendim

Në lidhje me kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Supreme e Kosovës, SCA 15/07, të 26 dhjetorit 2007

Nr. të lëndës KI 59/11

Përmbledhje

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast u vërtetua aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ku parashtruesi u dënua për vrasje me paramendim dhe posedim të paligjshëm të armës. Parashtruesi pohoi se Gjykata Supreme ka cenuar të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 paragrafi 2 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 36 (2) (b) dhe (d) të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesi nuk e ka mbështetur me prova pohimin e tij për të sqaruar si dhe pse janë cenuar të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata më tutje arsyetoi se kërkesa nuk tregon se Gjykata Supreme kishte vepruar në mënyrë arbitrare apo të padrejtë.Për shkak të arsyeve të përmendura, Gykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Zyfer Sahitolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale