Aktvendim

Muhamet Bucaliu kundër Vendimit të Prokurorit të Shtetit KMLC. nr. 09/10 te 24 shkurtit 2010

Nr. të lëndës KI 20/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se Gjykata Komunale në Ferizaj nuk ka vendosur në lidhje me padinë brenda afatit të padisë, dhe se atij nuk i është dorëzuar vendimi për përmbarim, Ai pretendon se me këtë i është mohuar e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike dhe mbrojtja gjyqësore e të drejtave, Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës ka kërkuar vënien e masës së përkohshme për ta pezulluar procedurën përmbarimore në lidhje me pronën e tij, për ta evituar çdo rrezik për dëm të pariparueshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesi dështoi të provojë se i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj, Më tej, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme me arsyetimin se ai nuk ka paraqitur asnjë argument bindës që do të mund të mbështeste argumentin se ai do të pësojë një dëm të pariparueshëm nëse kërkesa e tij për masa të përkohshme të mos lejohej

Parashtruesit:

Muhamet Bucaliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile