Vendim

Mendim mospajtues për masën e përkohshme – Gjyqtari Almiro Rodrigues

Nr. të lëndës KI 11/09

Parashtruesit: Tomë Krasniqi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon shqiptimin e masës së përkohshme për pezullimin e inkasimit të 3,5 € në emër të parapagimit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), nëpërmjet faturave për energji elektrike, Ai pretendon se kjo metodë e inkasimit është rezultat i një kontrate jo të ligjshme, se është cenuar interesi publik, se lartësia e kësaj shume është shumë e lartë dhe se ky inkasim diskriminon shumë qytetarë ngase llogaritet për secilin njehsorë të rrymës elektrike, e jo për secilën familje, siç kërkohet me Ligjin mbi Radio Televizionin e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, duke rikujtuar rëndësinë e financimit të transmetuesit publik, por duke mos u pajtuar me këtë metodologji inkasimi, vendosi të lejohet vënia e masave të përkohshme ndaj zbatimit të mëtejshëm të nenit 20,1 të ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, me arsyetimin se është cenuar interesi publik i qytetarëve, njëjtë si interesi personal i parashtruesit të kërkesës , Më tej, Gjykata i rekomandoi Kuvendit të Republikës së Kosovës që të rishikohet natyra e nenit në fjalë deri në vendosjen meritore të rastit

Parashtruesit:

Tomë Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative