Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të 21 tetorit 2021

Nr. të lëndës KI 194/21

Parashtruesit: Sadri Veliu

Shkarko:

KI194/21, Parashtrues: Sadri Veliu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Përgjigjes së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të 21 tetorit 2021.

KI194/21 Aktvendim për papranueshmëri, i 3 marsit  2021, publikuar më 31 mars 2022.

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, mosshterje e mjeteve juridike kërkesë e papranueshme.

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kontestoi kushtetutshmërinë e Përgjigjes së kontestuar, përmes së cilës, sipas pretendimit të parashtruesit të kërkesës, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 32 [E Drejta për Mjete Juridike] 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës.

Në rastin konkret, Gjykata vërejti se përveç që parashtruesi nuk i ka përdorur mjetet juridike, ai as nuk ka argumentuar se mjeti juridik nuk ka qenë i qasshëm dhe efektiv në rastin e tij.

Rrjedhimisht, Gjykata vjen në përfundim se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Sadri Veliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative