Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur parashtresë në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës dhe nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.
Më 29 nëntor 2011, paraqitësi i kërkesës i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari, më 29 nëntor 2010 e ka emëruar gjyqtarin Altay Suroy gjyqtar raportues dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Snezhana Botusharova (kryesuese), Enver Hasani dhe Iliriana Islami.
Paraqitësi i kërkesës pohon se ka pasur një numër të ankesave nga ana e qytetarëve, të shoqatave të ndryshme, ndërmarrjeve kundër emërtimit të komunës në gjuhën serbe të njohur si Gjeneral Jankoviq.
Paraqitësi i kërkesës definitivisht pohon se qytetarët kanë tërhequr vërejtjen se, nëse vazhdohet tu dërgohen llogaritë për tatim në pronë me emërtimin Gjeneral Jankoviq, ata do ti bojkotojnë dhe do ta ndërpresin pagesën,
Paraqitësi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese të konstatoj se ka pasur shkelje të Kushtetutës lidhur me emërtimit e komunës në gjuhën serbe.
Gjykata vëren se kërkesa është bërë me 26 nëntor 2010 që do të thotë më shumë së dy vjet nga hyrja në fuqi e dispozitës së kontestuar të Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, i cili ka hyrë në fuqi, më 16 qershor 2008.
Del se kërkesa nuk i është bërë Gjykatës në afatin e paraparë me nenin 41. të Ligjit.
Rrjedhimisht, kërkesa e paraqitësit duhet të refuzohet si e papranueshme sepse e njëjta është e vjetruar.
Prandaj Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. paragrafin 4. të Kushtetutës, nenin 41. të Ligjit, me shumicë votash ka vendosur ta refuzojë ankesën si të papranueshme.
Rufki Suma
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
administrative