Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e saj sipas neneve 31, 49 dhe 54 të Kushtetutës nga një aktgjykim i Gjykatës Supreme, i cili e kthente në rishqyrtim vendimin e gjykatave më të ulëta dhe refuzonte padinë e Parashtrueses kundër Bankës Raiffeisen lidhur me ndërprerjen e marëdhënies së punës, duke argumentuar se ai nuk ishte rezultat i drejtë dhe i paanshëm, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas neneve 102, 103 dhe 113.7 të Kushtetutës dhe Rregullës 36.1(c) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesja thjeshtë kishte shprehur pakënaqësinë e saj me rezultatin dhe nuk e kishte specifikuar mënyrën me të cilën ishin shkelur të drejtat e saj dhe në cilën fazë të procedurës kishte ndodhur shkelja, duke cituar rastin Mezotur-Tiszacugi Tarsulat kundër Hungarisë, Gjykata shtoi se roli i saj ishte i kufizuar në zgjidhjen e kundërthënieve kushtetuese e jo të kontesteve faktike, duke cituar rastin Akdivar kundër Turqisë
Xhevrije Haliti
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile