Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac.nr 293/ 2010 të datës 23.03.2011.

Nr. të lëndës KI 107/11

Parashtruesit: Hamzi Bylykbashi

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se me vendimin e Gjykatës se Qarkut ne Prizren Ac. nr 293/2010, datë 23 mars 2011, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë neni 49 i Kushtetutës ( e drejta në punë dhe zgjedhja e profesionit ) dhe neni 41 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( shpërblim i drejtë).

Parashtruesi kërkon vlerësim të Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac.nr 293/ 2010 të datës 23.03.2011, me të cilin kjo gjykatë kishte refuzuar propozimin e përfaqësuesit të parashtruesve të kërkesës drejtuar kësaj Gjykate për përsëritjen e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Suharekë C.nr.423/2004 të datës 23.11.2004, e të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rev.nr.31/2007 të datës 14.06.2007.

Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti elemente të arbitraritetit dhe as shkelje të supozuar të drejtave të njeriut sikur që parashtruesit e kërkesës kishin pretenduar.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në perputhje me Rregullin 36 paragrafi 2 pika (c dhe d) të Rregullorës së Punës kërkesa është qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Hamzi Bylykbashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile