Aktgjykim

Kërkesa e Presidentit te Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së tij, Dr. Fatmir Sejdiu , për sqarim të kompetencave në rastin e kryetarit te Rahovecit, z. Qazim Qeska

Nr. të lëndës KO 80/10

Përmbledhje

Presidenti i Kosovës parashtroi kërkesë me të cilën kërkoi nga Gjykata sqarimin se cili institucion “,,,është përgjegjës për të vlerësuar efektshmërinë dhe validitetin e dorëheqjes dhe për të konstatuar përfundimin eventual të mandatit të kryetarit të një komune në bazë të një komunikate drejtuar qytetarëve,,,”, Presidenti kërkoi këtë sqarim duke u thirrur në rastin e dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Rahovecit, z, Qazim Qeska, përmes një komunikate për shtyp, rikonfirmimit të dorëheqjes nga Ministria e Pushtetit Lokal, dhe më pas, revokimit të kësaj dorëheqje nga vet z, Qeska, Parashtruesi pretendon që rasti aktual përfshin paqartësi lidhur me kompetencat e institucioneve përkatëse për ta përcaktuar validitetin e dorëheqjes dhe përfundimin e mandatit të kryetarit të një komune, dhe se si pasojë e këtyre paqartësive ai nuk mund të vazhdonte me veprimin e mëtejshëm në përputhje me parimin kushtetues për zgjedhje të lira dhe të barabarta, Sipas tij, Presidenti është palë e autorizuar për t’ia drejtuar Gjykatës këtë çështje kushtetuese dhe se duke qenë se ai, sipas Kushtetutës, është i autorizuar që të sigurojë pajtueshmërinë me parimin kushtetues për zgjedhje të lira dhe të barabarta, i duhet të qartësojë se cilat janë hapat e mëtutjeshëm që duhen të ndërmerren pas dorëheqjes së një kryetari të komunës, Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesa është e pranueshme, duke u bazuar në autorizimet e Presidentit me Kushtetutë që të ngrejë çështje të këtilla kushtetuese në Gjykatë, Më tej, Gjykata vendosi se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dorëheqja e kryetarit të një komune është përfundimtare dhe definitive duke i dhëne fund mandatit të tij, dhe se pasojat kushtetuese të veprimit të tillë janë shpallja e zgjedhjeve nga Presidenti për të siguruar që qytetarët të gëzojnë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të barabarta në themelimin e vetëqeverisjes së tyre lokale

Parashtruesit:

Dr. Fatmir Sejdiu

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 45 - Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër