Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr. 686-2013, të 6 shtatorit 2013

Nr. të lëndës KI 142/13

Parashtruesit: Fadil Maloku

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendonte së Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr, 686-2013, i 6 shtatorit 2013, shkelte të drejtat e tij kushtetuese, të garantuara me nenin 21 paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 [Parimet e Përgjithshme], nenin 22 paragrafi 1, 2 dhe 3 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut], nenin 45 paragrafi 3 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]; nenin 55 paragrafi 5 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]; nenin 4 paragrafi 1 pika (d) [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar] dhe nenin 18 [Kufiri i Zbatueshmërisë së Kufizimeve të të Drejtave] të KEDNj-së dhe me nenin 19 të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, Në këtë rast, Gjykata vëren se, parashtruesi konteston Vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, nr, 686-2013, të 6 shtatorit 2013, përkitazi me ndërprerjen e mandatit të parashtruesit si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, Parashtruesi, në këtë rast ka dështuar të provojë që kundër vendimit të kontestuar i ka shteruar mjetet efektive juridike që parashihen me ligjet në fuqi, Në këtë drejtim, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për pranueshmëri, siç kërkohen me nenin 113,7 të Kushtetutës, prandaj dhe e deklaroi kërkesën të papranueshme

Parashtruesit:

Fadil Maloku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative