Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës A. nr. 693/2011 të 23 shtatorit 2011

Nr. të lëndës KI 39/12

Parashtruesit: Selver Dërmaku

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me Gjykatës Supreme, me Aktgjykimin A. nr. 29/2011 të 15 shkurtit 2011, duke ia refuzuar përfundimisht të drejtën për njohjen e statusit të personit me aftësi të kufizuar ka bëre shkelje kushtetuese të të drejtave te tij, të garantuara me: Nenin 51.2 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale], Kapitullin VII, [Sistemi i Drejtësisë], Nenin 102 paragrafi 3 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor], Nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejte i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtarë]; dhe Nenin 13 [Kartës Sociale].

Gjykata, kishte vërejtur që vendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ishte Aktgjykimi A. nr.639/2011 i 23 shtatorit 2011, i është dorëzuar parashtruesit më 1 tetor 2011. Ndërsa, parashtruesi kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar më 13 prill 2012, që nënkupton se kërkesa ishte dorëzuar jashtë afatit katër (4) mujor, të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36.1 (b) të Rregullores së punës, sepse kërkesa është dashur që të dorëzohej në Gjykatë, jo me vone së 1 shkurti 2012. Prandaj ne baze te nenin 49 të Ligjit kërkesa është konsideruar e paafatshme.

Parashtruesit:

Selver Dërmaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile