Kërkesë për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës A. nr. 29/2011 të 15 shkurtit 2011
Nr. të lëndës KI 34/12
Parashtruesit: Hala Krasniqi
Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme A. nr. 29/2011 të 15 shkurtit 2011, i janë shkelur të drejtat kushtetuese të garantuara me: Nenin 51.2 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale], Kapitullin VII, [Sistemi i Drejtësisë], Nenin 102 paragrafi 3 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor], Nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejte i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtarë]; dhe Nenin 13 [Kartës Sociale].
Gjykata, në këtë rast konstatoi se parashtruesja, nuk ka arsyetuar në asnjë mënyrës vonesën e parashtrimit të kërkesës, andaj, barra e të provuarit bie mbi palët që parashtrojnë kërkesat e tyre në Gjykatë, nga ky këndvështrim, Gjykata, në pajtim me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36.1 (b) të Rregullores së punës kishte konsideruar se kërkesa është e paafatshme dhe si të tille e kishte hedhur poshtë si të papranueshme.
Hala Krasniqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile