Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, A. nr. 212/2012, të 24 majit 2012

Nr. të lëndës KI 108/12

Parashtruesit: Hazir Kadriu

Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin A, nr, 212/2012, të 24 majit 2012, duke ia refuzuar përfundimisht të drejtën për njohjen e statusit të personit me aftësi të kufizuar, shkeli të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, Gjykata, edhe në këtë rast, sikurse dhe në raste të tjera, rikujtoi se nuk është gjykatë e verifikimit të fakteve dhe theksoi se konstatimi i gjendjes faktike, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, është juridiksion i plotë i gjykatave të rregullta, në këtë rast, edhe i organeve administrative, Roli i Gjykatës është që të sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë, prandaj dhe nuk mund të veprojë si gjykatë e shkallës së katërt (Shih, mutatis mutandis, i,a,, Akdivar kundër Turqisë, 16 shtator 1996, R,J,D, 1996-IV, para, 65), Gjykata përfundoi se, parashtruesi i kërkesës nuk e kishte argumentuar mjaftueshëm pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave kushtetuese, andaj, në përputhje me rregullin 36 (2) b) dhe d), Gjykata e deklaroi kërkesës të papranueshme

Parashtruesit:

Hazir Kadriu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile