Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme A. nr 15/ 2003 i janë shkeluar te te drejtat e tij kushtetuese te garantuara me Nenin 24 [Barazia para Ligjit], Nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], Nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], si dhe me Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata ka vërejtur se kërkesa kishte të bënte me ngjarje para 15 qershorit 2008, respektivisht para datës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Prandaj, në bazë të kësaj, kërkesa ishte dorëzuar pas afatit kohor të parapare dhe kësisoj Gjykata konsideroi se kërkesa nuk ishte në përputhje “ratione temporis” me dispozitat e Kushtetutës. Gjykata në këtë raste kishte cituar rastin Jasiunienė kundër Lituanisë, Kërkesa nr. 41510/98, aktgjykimi i GJEDNJ-së të 6 marsit dhe 6 qershorit 2003). Si përfundim, Gjykata kishte konstatuar se kërkesa nuk i kishte përmbushur kriteret procedurale të lejueshmërisë, siç kërkoheshin me rregullin 36.3 (h) të Rregullores se punës se Gjykatës.
Agron Xhaferi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
administrative