Parashtruesi i kërkesës ka pretenduar se, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe atë: E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm (neni 31), Parashtruesi i kërkesës ka pohuar, gjithashtu, se ka pasur shkelje te dispozitave të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka plotësuar kushtet e pranueshmërisë dhe çështja nuk është parashtruar në Gjykatë në mënyrë ligjore nga parashtruesi i kërkesës, pasi që në bazë të nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese kërkesa është e paafatshme, andaj kërkesa deklarohet si e papranueshme
Zahir Hasani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale