Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nr. 847/2011, të 14 nëntorit 2011

Nr. të lëndës KI105/12, KI133/12

Parashtruesit: Shoq. e Gjuetarëve “Dukagjini” e Klinës

Shkarko:

Parashtruesit e kërkesës kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nr, 847/2011, të 14 nëntorit 2011, në bazë të të cilit kartelat WRCU/WRC (ose lejet për regjistrim të armëve, të njohura si armë të gjuetisë ose të rekreacionit), të cilave u vazhdohet afati deri më 1 nëntor 2012, ndryshohen në kartela të Ministrisë së Punëve të Brendshme (në tekstin e mëtejmë: MPB), Nga parashtresat shihet që kërkesat në Gjykatën Kushtetuese janë parashtruar me 22 tetor 2012 dhe me 24 dhjetor 2012, ndërkohe që Vendimi i MPB-së, Nr, 847/2011, i 14 nëntorit 2011, i është komunikuar Federatës se Gjuetareve te Kosovës me postë elektronike me 17 nëntor 2011, qe do te thotë se kërkesa nuk është parashtruar brenda afatit ligjor te parapare me nenin 49 te Ligjit

Parashtruesit:

Shoq. e Gjuetarëve “Dukagjini” e Klinës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative