Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.Nr.247/2007, të 12 janarit 2011

Nr. të lëndës KI 87/11

Parashtruesit: Ukshin Aliti

Paraqitësi i kërkesës e ka paraqitur parashtresën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të datës 15 janar 2009, Paraqitësi i kërkesës, më 29 qershor 2011 i ka paraqitur kërkesë Gjykatës, Kryetari, më 17 gusht 2011 e ka emëruar gjyqtaren Gjyljeta Mushkolaj gjyqtare raportuese dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Almiro Rodrigues (kryesues), Enver Hasani dhe Iliriana Islami.

Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur padi pranë Gjykatës Komunale në Gjilan për përcaktimin e së drejtës pronësore.
Gjykata Komunale në Gjilan, me aktvendimin e datës 10 janar 2007, e ka miratuar padinë e paraqitësit të kërkesës dhe ka konstatuar se paraqitësi i kërkesës dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë pronar të pronës.Gjykata e Qarkut në Gjilan, me aktvendimin e datës 22 qershor 2007 e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Komunale dhe e ka refuzuar ankesën e anës së kundërt.
Ndërkaq, Gjykata Supreme e Kosovës, me aktvendimin e datës 12 janar 2011 i ka anuluar aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta duke refuzuar padinë e paraqitësit të kërkesës lidhur me pronën.
Gjykata Supreme e ka shqyrtuar gjendjen faktike në lëndë dhe ka konstatuar se gjykatat më të ulëta në mënyrë të gabueshme e kanë zbatuar ligjin duke vendosur në dobi të kërkesëpadisë së paraqitësit të kërkesës.Gjykata Supreme i ka marrë parasysh këto fakte: Gjykata Supreme nuk është pajtuar me vendimin e gjykatave më të ulëta se paraqitësi i kërkesës e ka fituar të drejtën e pronës me anë të mbajtjes (ruajtjes së pronës), Paraqitësi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e plotfuqishmërisë kushtetuese të vendimit të Gjykatës Supreme dhe të zbatoj masat e përkohshme, në mënyrë që të sigurohet që aktvendimi i Gjykatës Supreme të mos ketë efekt juridik, nëse konstatohet se e shkel Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese thekson se sipas Kushtetutës nuk është detyrë e saj që të veproj si gjykatë apeli apo gjykatë e shkallës së katërt.Gjykata Kushtetuese thekson se ajo vetëm mund ta shqyrtojë se a janë paraqitur provat në atë mënyrë, si dhe procedura në përgjithësi, duke shikuar në tërësi që paraqitësi i kërkesës të ketë pasur gjykim të drejtë, Gjykata ka qëndrim se faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pohimin për shkeljen e së drejtës kushtetuese të mbrojtjes së pronës.Gjykata Kushtetuese, në vështrim të nenit 113. paragrafi 7. të Kushtetutës, nenit 27. të Ligjit dhe rregullit 36 të Rregullores së punës, njëzëri vendos të REFUZOJË kërkesën për masa të përkohshme dhe kërkesën e refuzon si të papranueshme.

Parashtruesit:

Ukshin Aliti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile