Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për rishqyrtim të Aktvendimit për papranueshmëri, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. KI75/12, të 15 janarit 2013, Nr. ref.: RK342/13

Nr. të lëndës KI 37/13

Parashtruesit: Faton Sefa

Parashtruesi z, Faton Sefa, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, Kërkesa e tanishme është vazhdim i rastit Nr, KI 75/12, Parashtruesi tani ankohet se “kjo Gjykatë nuk ka shqyrtuar provat shtesë te cilat iu dorëzuan Gjykatës, më 21 nëntor 2012,” Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata gjeti se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të dorëzojë prova dhe bazë të re dhe të mjaftueshme për një vendim të ri, Prandaj, Gjykata konsideron se kërkesa duhet të hedhet poshtë si e papranueshme, sepse Gjykata Kushtetuese tashmë kishte vendosur në lidhje me rastin Nr, KI 75/12,, përkatësisht rasti është res judicata

Parashtruesit:

Faton Sefa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile