Aktgjykim

Konfirmim i amendamentit të propozuar kushtetues, të paraqitur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 18 janar 2013, nëpërmjet shkresës Nr. 04-DO-1357

Nr. të lëndës KO 09/13

Parashtruesit: Jakup Krasniqi

Parashtruesi, z, Jakup Krasniqi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, parashtroi kërkesë në pajtim me nenin 113,9 të Kushtetutës së Kosovës, Parashtruesi dorëzoi në Gjykatë “amendamentin e propozuar nga Qeveria e Kosovës në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (,,,) për të konfirmuar nëse amendamenti i propozuar do t’i pakësonte ndonjë nga të drejtat dhe liritë e parapara me Kapitullin II të Kushtetutës,” Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi e dorëzoi kërkesën për vlerësim paraprak të amendamentit të propozuar të Kushtetutës, në bazë të nenit 113,9 të Kushtetutës, Sa i përket kushtetutshmërisë së amendamentit të propozuar kushtetues, Gjykata konstatoi se amendamenti i propozuar është në pajtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Rasti Nr, KO 61/12 dhe Gjykata konfirmoi se amendamenti i ri i propozuar nuk pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut, të parapara me Kapitullin II të Kushtetutës

Parashtruesit:

Jakup Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër