Vendim

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI31/23

Parashtruesit: Isuf Musliu

Shkarko:

KI31/23, Parashtrues: Isuf Musliu, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik 

KI31/23, Vendim për refuzim të kërkesës, i 17 janarit 2024, publikuar më 18 mars 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës 

Kërkesa është parashtruar nga Isuf Musliu me vendbanim në Prishtinë. Parashtruesi i kërkesës nuk konteston asnjë akt konkret të autoriteteve publike.

Gjykata rikujtoi se pasi që kishte pranuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës dhe e cila ishte e paqartë, duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi: i) nuk e kishte specifikuar saktë aktin e autoritetit publik që e konteston para Gjykatës; ii) nuk kishte cekur se cilat të drejta kushtetuese pretendonte se i ishin shkelur; si dhe iii) nuk ishin dorëzuar të gjitha vendimet që ndërlidhen me rastin e parashtruesit të kërkesës. Gjykata, kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që: i) të specifikojë saktë aktin konkret të autoritetit publik të cilin e konteston para Gjykatës; ii) të cekë se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar; iii) të bashkëngjisë kopjet e vendimit që e konteston dhe vendimeve tjera që mendon se janë të nevojshme për t’ia bashkëngjitur kërkesës.

Më 6 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës kishte pranuar shkresën e dërguar nga Gjykata, gjë që vërtetohet nga fletëkthesa e nënshkruar nga ai. Megjithatë, brenda afatit të caktuar nga Gjykata, ai nuk iu ishte përgjigjur kërkesave të Gjykatës.

Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesës.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës.

Përfundimisht, në përputhje me rregullin 54 (2) (a) të Rregullores së punës, kërkesa është refuzuar me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Isuf Musliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës