Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ASC -11-0012, të 22 shtatorit 2016

Nr. të lëndës KI 143/16

Parashtruesit: Muharrem Blaku dhe të tjerët

Shkarko:

KI143/16, Parashtrues: Muharrem Blaku dhe të tjerët, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ASC -11-0012, të 22 shtatorit 2016

 KI143/16, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 majit 2018, publikuar më 13 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedurë civile, gjykim i drejtë dhe i paanshëm, qartazi e pabazuar

Parashtruesit e kërkesës kishin kërkuar nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështjet që lidhen me AKP-në, me të cilin është vërtetuar aktvendimi i Kolegjit të Specializuar të po asaj gjykate dhe i Gjykatës Komunale në Podujevë, me të cilat ishte  vendosur lidhur me kompensimin për një sipërfaqe toke të nacionalizuar në vitin 1960.

Parashtruesit kishin pretenduar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, respektivisht të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në disa nga elementet kyçe të kësaj të drejte si: barazia e armëve, e drejta për pjesëmarrje në gjykim dhe e drejta në vendim të arsyetuar gjyqësor.

Gjykata shqyrtoi pretendimet e parashtruesit dhe elaboroi gjerësisht parimet e përgjithshme të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm se në rrethanat e rastit konkret, një seancë dëgjimore ishte mbajtur në gjykatën e shkallës e parë. Gjykata Komunale në Podujevë kishte mbajtur seancë të shqyrtimit kryesor ku ishin shqyrtuar faktet e rastit, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të cilat ishin pjesë e kontestit. Parashtruesit e kërkesës kishin mundësinë që në seancën e shqyrtimit kryesor të paraqesin argumentet e tyre dhe provat të cilat gjykata përkatëse i ka çmuar si të pamjaftueshme për t’ua aprovuar padinë. Nga aktgjykimi, gjithashtu shihet se në seancën e shqyrtimit kryesor janë shqyrtuar edhe ekspertizat e ekspertëve të pavarur.

Gjykata i dha përgjigjeje edhe dy pretendimeve tjera lidhur me shkeljen e kësaj të drejte, duke cituar gjerësisht rastet paraprake të kësaj gjykate e të aplikueshme në këtë rast si dhe raste nga GJEDNJ.

Si përfundim, Gjykata konstatoi se parashtruesit nuk kishin arritur të mbështesim mjaftueshëm me prova bindëse pretendimet e tyre, andaj gjeti se kërkesa e tyre duhet të deklarohet  e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.

 

 

 

Parashtruesit:

Muharrem Blaku dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile