KI07/20, Parashtrues: Arben Shala, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 284/2019, të 4 nëntorit 2019, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 182/2019, të 23 majit 2019, si dhe me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, Pkr. nr. 67/2018
KI07/120, Aktvendim për papranueshmëri i 10 qershorit 2020, publikuar më 20 korrik 2020
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, arrest shtëpiak, mbledhja e provave në mënyrë të paligjshme, masat e përkohshme, seanca dëgjimore publike, aktvendim për papranueshmëri
Parashtruesi parashtroi kërkesën në Gjykatë duke pretenduar se procedura e tij penale ishte e padrejtë në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, dhe rrjedhimisht ka pasur shkelje të nenit 29 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafit 3 dhe 4 të KEDNJ-së, sepse ai është privuar nga liria në mënyrë të paligjshme.
Duke analizuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata gjeti se nuk ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafit 3 dhe 4 të KEDNJ-së, sepse gjykatat i respektuan të gjitha garancitë procedurale.
Gjykata, gjithashtu, gjeti se janë të pabazuara edhe të gjitha pretendimet e tjera përkitazi me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Më konkretisht, Gjykata arriti në përfundime të tilla pas një analize gjithëpërfshirëse të të gjitha pretendimeve të cilat janë adresuar individualisht në kërkesë nga parashtruesi i kërkesës.
Prandaj, Gjykata refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për vendosje të masës së përkohshme. Gjykata, gjithashtu, refuzoi kërkesën e parashtruesit për mbajtje të seancës publike.
Arben Shala
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale