Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 22/2023] të 30 janarit 2023, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI147/23

Parashtruesit: Miomir Matejeviq

Shkarko:

KI147/23, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 22/2023] të 30 janarit 2023, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

KI147/23, Aktvendim për papranueshmëri, i publikuar më 3 korrik 2024

Fjalët kyçe: kontrabandë e mallrave; vepër penale; mos qartësim i të drejtave kushtetuese;

Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti aktakuzë kundër parashtruesit të kërkesës, për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave” sipas nenit 311, paragrafit 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se parashtruesi i kërkesës kishte kaluar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve dytësore, duke bartur në automjetin e tij pajisje mjekësore pa dokumente përcjellëse për t’iu shmangur kontrollit doganor. Gjykata Themelore e shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës dhe ia shqiptoi dënimin me gjobë prej 300 (treqind) eurosh. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit dhe kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, me pretendimin se veprimet e tij përbëjnë kundërvajtje doganore dhe jo vepër penale. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme vërtetuan aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe konstatuan që parashtruesi i kërkesës kishte kryer vepër penale sipas KPRK-së, nenit 311.

Parashtruesi i kërkesës dorëzoi një kërkesë në Gjykatë me të cilën e kontestonte aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Megjithatë, parashtruesi i kërkesës nuk i specifikoi të drejtat dhe lirit kushtetuese të cilat pretendonte se i janë shkelur nga vendimi i autoritetit publik.

Gjykata rikujtoi se, bazuar në Ligjin për Gjykatën dhe Rregulloren e punës, kërkesa e parashtruar në Gjykatë duhet të qartësojë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese. Në rastin konkret, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk qartësoi dhe saktësoi të drejtat dhe lirit kushtetuese që pretendonte se i janë shkelur, dhe nuk argumentoi as formalisht dhe as në substancë mënyrën e shkeljes së të drejtave të tij kushtetuese.

Gjykata bazuar në nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës, e shpalli kërkesën të papranueshme.

Parashtruesit:

Miomir Matejeviq

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale