Aktvendim

Kërkesë për vlerësimin e Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ae. nr. 279/18, të 30 janarit 2019

Nr. të lëndës KI 84/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI84/19, Parashtrues Merita Ramadani, Kërkesë për vvlerësimin e  kushtetutshmërisë së  Vendimit të Gjykatës së Apelit Ae. nr. 279/18, të 30 janarit 2019

KI84/19, Atvendim për papranueshmëri i 7 nëntorit 2019, publikuar më 10 dhjetor 2019

Fjalë kyçe: Aktvendim për papranueshmëri, dy procedura gjyqësore, procedurë e falimentimit dhe kërkesë për përsëritje të procedures, kërkesë për mos zbulim të identitetit, jashtë afatit kohor, ratione materiae

Objekti i kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kundërshtuar të Gjykatës së Apelit, me të cilin, parashtruesja pretendon se i shkelen të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], të Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt të drejtë ), të KEDNJ-së.

Parashtruesja kërkoi nga Gjykata që të mos zbulojë identitetin e saj sepse ajo “e konsideronte rastin si të ndjeshëm dhe, për shkaqe personale të palës”.

Pasi shqyrtimit të kërkesës së parashtrueses, Gjykata arriti në përfundimin se në kërkesën e saj në thelb ekzistojnë dy procedura gjyqësore të ndara.

Procedura  e parë është zhvilluar në lidhje me falimentimin e një kompanie në të cilën ajo zotëronte 49 përqind të pronësisë, dhe ajo procedurë përfundoi me vendimin e Gjykatës së Apelit në vitin 2015.

Procedurën e dytë gjyqësore ajo e filloi më 14 qershor 2018, në të cilën kërkoi përsëritjen e procedurës kontestimore, e cila përfundoi me vendimin e Gjykatës së Apelit më 30 janar 2019.

Gjykata, duke pasur parasysh datën e përfundimit të procedurës së parë gjyqësore,e  që është data 8 qershor 2015, erdhi në përfundim se ishte jashtë afatit kohor që ajo të merrej me pretendimet nga kërkesa në lidhje me atë procedurë gjyqësore.

Për sa i përket kërkesës për përsëritjen e procedurës kontestimore, Gjykata konkludoi se neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohen për përpjekjet e pasuksesshme për rihapjen e procedurave penale ose civile, në bazë të fakteve të reja ose përmes rishikimit të jashtëzakonshëm ose të veçantë për arsye procedurale, e të cilat  nuk janë drejtpërdrejt të disponueshme për personat fizikë dhe zbatimi i të cilave varet nga autorizimet diskrecionale të autoritetit specifik. Prandaj, Gjykata hodhi poshtë kërkesën për rihapjen e procedurës kontestimore si ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, e që është në përputhje me Rregulloren 39 (3) (b) të Rregullores së Punës.

Për sa i përket kërkesës për moszbulimin e identitetit, Gjykata gjithashtu edhe këtë  kërkesë të parashtrueses e hodhi poshtë si të pabazuar.

Parashtruesit:

Merita Ramadani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit , Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile