Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 5 paragrafit 2, Nenit 7 paragrafëve 3, 4 dhe 5 të Ligjit nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe nenit 19 paragrafit 1 nënparagrafit 1, paragrafit 2 nënparagrafit 1, si dhe paragrafëve 7 dhe 8 të Ligjit Nr. 06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë

Nr. të lëndës KO 50/19

Parashtruesit: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës

Shkarko:

Rasti nr. KO50/19, Parashtrues: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 5 paragrafit 2, Nenit 7 paragrafëve3, 4 dhe 5 të Ligjit nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe  nenit 19 paragraf 1 nënparagrafi 1, paragrafi 2 nënparagrafi 1, si dhe paragrafëve 7 dhe 8 të Ligjit Nr. 06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë

Fjalët kyç: kërkesë institucionale, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 5 paragrafit 2, Nenit 7 paragrafëve3, 4 dhe 5 të Ligjit nr. 04/L-140 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale (Ligji i kontestuar 1) dhe  nenit 19 paragraf 1 nënparagrafi 1, paragrafi 2 nënparagrafi 1, si dhe paragrafëve 7 dhe 8 të Ligjit Nr. 06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë (Ligji i kontestuar 2), kërkesë qartazi e pabazuar

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 5 paragrafi 2, nenit 7 paragrafëve 3, 4 dhe 5 të Ligjit të kontestuar 1 dhe nenit 19 paragrafi 1 nënparagrafi 1, paragrafi 2 nënparagrafi 1, si dhe paragrafëve 7 dhe 8 të Ligjit të kontestuar 2, për të cilët pretendohet se janë në kundërshtim me nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], të Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës pretendon që sipas dispozitave të nenit 7.3, 7.4 dhe 7.5 të Ligjit të kontestuar 1, ndaj personit te vdekur mund të ngritët aktakuzë, të caktohet mbrojtësi dhe të mbahet shqyrtimi gjyqësor, qe është në kundërshtim me dispozitat e KPPK-së.

Gjykata fillimisht vlerësoi nëse kërkesa e parashtruar i plotëson kushtet e pranueshmërisë, sikurse që janë përcaktuar me Kushtetutë dhe që janë saktësuar më tej në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe në Rregulloren e punës së Gjykatës. Rrjedhimisht, Gjykata vëren se në kontekst të vlerësimit të kriterit nëse Ligjet e kontestuara duhet të zbatohen drejtpërdrejt nga Gjykata referuese në rastin në shqyrtim para saj, erdhi në përfundim që ky kriter nuk plotësohet.

Gjykata konstatoi se nga faktet e rastit rezulton që më 14 tetor 2020 Gjykata referuese kishte zgjidhur rastin që kishte para saj. Këtë zgjidhje ose përfundim të rastit Gjykata Supreme e kishte bërë përmes nxjerrjes së Aktvendimit Pml.nr.3/2019, ku kishte hedhur poshtë kërkesën e palës së interesuar për mbrojtje të ligjshmërisë – nën arsyetimin se pas tërheqjes së PSRK-së nga aktakuza nuk kishte më kompetencë të vazhdonte procedurën penale.

Gjykata rikujton qëndrimin e saj që Gjykata mund të vendosë për kërkesat që ndërlidhen me nenin 113.8 të Kushtetutës vetëm nëse para Gjykatës referuese ka një rast aktiv në pritje të zgjidhjes dhe ku “vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit” të kontestuar. Siç u shpjegua më lart, para Gjykatës referuese nuk ka më rast aktiv ngase kërkesa për mbrojte të ligjshmërisë për vendosjen e së cilës ishte pezulluar procedura gjyqësore deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese – tashmë është zgjidhur si çështje nga Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme nuk ka mund të vendosë për rastin që veçse e ka referuar në Gjykatën Kushtetuese para se të bënte kërkesë për tërheqje të rastit nga procedurat shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese. Kjo për faktin se neni 52 i Ligjit thotë qartë që: “Pas ngritjes së kërkesës në pajtim me nenin 113, paragrafi 8 të Kushtetutës, procedura para gjykatës referuese do të suspendohet deri në nxjerrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.” Kjo nënkupton që neni 52 i Ligjit parasheh suspendim ex lege të procedurës në momentin që ngritët një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese bazuar në nenin 113.8 të Kushtetutës. Nga kjo rrjedhë që Gjykata Supreme nuk e ka pasur të mundshme të ndërmerr asnjë veprim procedural lidhur me rastin pa e njoftuar paraprakisht Gjykatën Kushtetuese tek e cila është referuar rasti për shqyrtim.

Si përfundim, në pajtim me nenin 113.8 të Kushtetutës, nenet 20, 51, 52 dhe 53 të Ligjit dhe rregullin 77 të Rregullores së punës, Gjykata e deklaron kërkesën KO50/19 si të papranueshme për shqyrtim të mëtejmë.

Parashtruesit:

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale