Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-21-0855 të 27 janarit 2022

Nr. të lëndës KI81/22

Parashtruesit: Mursel Gashi

Shkarko:

KI81/22, Parashtruesi i kërkesës: Mursel Gashi, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-21-0855 të 27 janarit 2022

KI81/22, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2022, publikuar më 18 tetor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës e paraqet kërkesën në Gjykatë për herë të dytë. Kërkesën e parë parashtruesi e ka paraqitur më 17 korrik 2019, të cilën Gjykata e ka regjistruar me numër KI120/19. Në kërkesën KI120/19 parashtruesi ka kontestuar kushtetutshmërinë e aktvendimit [AC-I-17-0568] të Kolegjit të Apelit  të DHPGJS-së të datës 14 mars 2019. Në atë kërkesë, Gjykata konstatoi shkelje të nenit 31 [E drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një gjykim të drejtë) të KEDNJ-së, për mungesë të vendimit të arsyetuar gjyqësor. Më konkretisht, Gjykata shpalli të pavlefshme pikën V të aktvendimit [AC-I-17-0568] të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së të datës 14 mars 2019, dhe ktheu  Aktvendimin në rishqyrtim në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së, ekskluzivisht në lidhje me shqyrtimin e pikës V të dispozitivit të Aktvendimit të sipërpërmendur

Kolegji i Apelit i PKVS-së në procedurë të përsëritur ka analizuar pretendimet nga aktgjykimi KI 120/19, duke nxjerrë aktvendim të ri [AC-I-21-0855], me të cilin parashtruesi i kërkesës nuk ishte i kënaqur. Rrjedhimisht, ai i ka paraqitur Gjykatës një kërkesë të re, në të cilën fillimisht ka konsideruar se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së, as në procedurat e përsëritura, nuk i ka trajtuar siç duhet të gjitha pretendimet nga Aktgjykimi KI 120/19.

Gjykata duke analizuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës në kontekstin e aktvendimit të ri të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, konstatoi se pretendimet e parashtruesit ishin të pabaza, dhe kjo për shkak se Gjykata arriti në përfundimin se Kolegji i Apelit i DHPGJS-së trajtoi të gjitha udhëzimet e Gjykatës nga Aktgjykimi KI120/19 në atë mënyrë që parashtruesit të kërkesës i është dhënë shpjegim për çështjen e së drejtës në kompensim, dhe i janë dhënë udhëzime procedurale se si ta realizojë këtë të drejtë në kompensim.

Kështu, sipas mendimit të Gjykatës, Kolegji i Apelit i DHPGJS-së në aktvendimin e vet [AC-I-21-0855], ka zbatuar plotësisht udhëzimet e Gjykatës nga Aktgjykimi KI120/19, duke dhënë një shpjegim ligjor për secilin prej tyre veç e veç, e që Gjykata në rrethanat e dhëna vlerëson se ato janë në përputhje me kërkesat e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, në kuadër të vendimit të arsyetuar gjyqësor.

Parashtruesit:

Mursel Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale