Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 123/2019, të 8 majit 2019

Nr. të lëndës KI 148/19

Parashtruesit: Muharrem Rama

Shkarko:

KI148/19, Parashtrues: Muharrem Rama, kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 123/2019, të 8 majit 2019 

KI148/19, Aktvendim për papranueshmëri i 16 janarit 2020, publikuar më 19 shkurt 2020

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, aktvendim për papranueshmëri

Parashtruesi i kërkesës paditi Qeverinë e Republikës së Serbisë për dëmin që ai pësoi gjatë ngjarjeve 1998/1999 në Kosovë. Gjykatat e rregullta u shpallën gjykata jokompetente të vendosin lidhur me padinë në fjalë.

Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë në Gjykatë duke pretenduar se gjykatat e rregullta kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale kur vendosën për juridiksionin e tyre.

Në pajtim me këtë, ai para gjykatës pretendoi se me vendimet e tilla gjyqësore atij i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Pasi shqyrtoi kërkesën e parashtruesit dhe vendimet e gjykatave, Gjykata konstatoi se nuk është e kontestueshme çështja e zbatimit të ligjit në procedurën në fjalë në Gjykatën Themelore dhe në Gjykatën e Apelit, pasi pikërisht në pajtim me dispozitën ligjore të nenit 18.1 të LPK-së, është obligim i gjykatave që gjatë gjithë procedurës të kujdesen për juridiksionin e tyre dhe të vendosin për çështjen në fjalë.

Prandaj, duke pasur parasysh të gjitha të lartcekurat, Gjykata thekson se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me zbatimin e ligjit janë shqyrtuar dhe shpjeguar nga gjykatat e rregullta, dhe se nga  procedurat në tërësinë e tyre nuk rrjedh se gjykatat e rregullta kanë vepruar në mënyrë arbitrare ose se kanë interpretuar,  dhe me këtë edhe kanë zbatuar ligjin në fuqi në mënyrë arbitrare.

Prandaj, kërkesën e parashtruesit Gjykata e deklaroi si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe e refuzoi, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Muharrem Rama

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile