Vendim

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI80/22 të Gjykatës Kushtetuese të 11 janarit 2023

Nr. të lëndës KI 96/23

Parashtruesit: Muhamet Miftari

Shkarko:

KI 96/23, Parashtrues i kërkesës: Muhamet Miftari, Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI80/22 të Gjykatës Kushtetuese të 11 janarit 2023

KI 96/23, Vendim për refuzimin e kërkesës së 31 gushtit 2023, publikuar më 19 shtator 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar për papranueshmëri, të Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, kërkesa nuk i plotëson kushtet procedurale për shqyrtim prandaj si e tillë refuzohet

Kërkesa është e mbështetur në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121, dhe rregullin 54 (2) (b) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata vëren se objekti i kërkesës së tanishme me nr. KI96/23 është i njëjtë me objektin që ka qenë në kërkesën nr. KI 80/22, në të cilën parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë Rev. nr. 105/2022 të 10 marsit 2022.

Parashtruesi i kërkesës nuk paraqet ndonjë fakt të ri me rëndësi për sjelljen e ndonjë vendimi të ri, por bën vetëm edhe një përpjekje duke kërkuar nga Gjykata të njëjtin vlerësim të kushtetutshmërisë të cilin tashmë e kishte kërkuar në kërkesën nr. KI 80/22.

Në bazë të kësaj që u tha më sipër, Gjykata vjen në përfundim se kërkesa e parashtruesit është, në fakt, kërkesë për përsëritjen e një procedurë të mëhershme, për të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Për këtë shkak, në përputhje me rregullin 54 (2) (b) të Rregullores së punës, kërkesa nr. KI96/23 refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Muhamet Miftari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër