Vendim

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri KI127/18, të 21 tetorit 2019, të Gjykatës Kushtetuese

Nr. të lëndës KI 201/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI201/19, Parashtruesi i kërkesës: Tush Kolgjeraj, Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri KI127/18, të 21 tetorit 2019, të Gjykatës Kushtetuese

KI 201/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i 22 prillit 2020, i publikuar më 4 maj 2020.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër.

Parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën nr. KI201/19, me ç’ rast kërkoi “rishqyrtim” të Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI127/18.

Gjykata vlerësoi se  në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë që ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesi duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr.KI201/19 u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Tush Kolgjeraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës