Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme lidhur me kërkesën KI02/20, të cilën Gjykata Kushtetuese, përmes Vendimit të 29 prillit 2020, e refuzoi me procedurë të shkurtër dhe Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 245/2019, të 17 shtatorit 2019

Nr. të lëndës KI217/21

Parashtruesit: Enver Zhjeqi

Shkarko:

KI217/21, Parashtruesi i kërkesës:  Enver Zhjeqi

 Kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme lidhur me kërkesën KI02/20, të cilën Gjykata Kushtetuese, përmes Vendimit të 29 prillit 2020, e refuzoi me procedurë të shkurtër 

dhe

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 245/2019, të 17 shtatorit 2019

KI217/21, Aktvendim për papranueshmëri i 20 shtatorit 2022, publikuar më 11 tetor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme

Parashtruesi i kërkesës i paraqiti kërkesë Gjykatës, në të cilën kërkoi kthimin në gjendjen e mëparshme të kërkesës KI02/20, të cilën Gjykata e kishte refuzuar me procedurë të shkurtër për arsye procedurale.

Gjykata e ka analizuar kërkesën e parashtruesit në kuadër të plotësimit të të gjitha kushteve të parashikuara në nenin 50 të Ligjit që rregullon çështjen e kthimit në gjendjen e mëparshme, ndërsa ka gjetur se kushti IV i parashikuar nga neni 50 nuk është plotësuar.

Më konkretisht, duke i ndërlidhur këto afate me kushtin e paraparë (iv) të nenit 50 të Ligjit, Gjykata konkludoi se afati për parashtrimin e kërkesës për kthim në gjendjen e mëparshme, si kusht i paraparë në këtë kërkesë nuk është plotësuar, për arsye se nga data kur është parashtruar kërkesa e parë KI02/20 deri në datën kur është parashtruar kërkesa e dytë KI217/21, ka kaluar më tepër se një vit, më saktësisht 1 (një) vit, 6 (gjashtë) muaj dhe 7 (shtatë) ditë.

Afati i fundit brenda të cilit parashtruesi i kërkesës mund të paraqiste kërkesën për kthim në gjendjen e mëparshme në Gjykatë, në mënyrë që të plotësohet kushti (iv) i nenit 50 të Ligjit, është data 10 janar 2021, gjë që ai nuk e ka bërë në rastin konkret, duke pasur parasysh shkresat e lëndës. Rrjedhimisht, Gjykata, pa u lëshuar në shtjellimin e mëtutjeshëm të plotësimit të kushteve tjera të përcaktuara me nenin 50 të Ligjit, konsideron se kjo kërkesë nuk e plotëson kushtin (iv), siç është theksuar më sipër.

Bazuar në rrjedhën e rastit, Gjykata konkludoi se kërkesa është parashtruar jashtë afatit të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Enver Zhjeqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale