Aktgjykim

Imer Ibrahimi dhe 48 ish punëtorë të tjerë të Korporatës Energjetike të Kosovës kundër 49 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 40/09

Parashtruesit: Imer Ibrahimi dhe 48 ish punëtorë të tjerë

Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë kundër 49 aktgjykimeve të Gjykatës Supreme me anë të të cilëve janë anuluar vendimet e Gjykatës Komunale dhe Gjykatës se Qarkut në Prishtinë, për lejimin e kompensimit monetar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në emër të të drejtave të tyre pensionale, Parashtruesit pretendojnë se iu është cenuar e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm si dhe e drejta në pronë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e dymbëdhjetë parashtruesve si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa është e parakohshme duke marrë parasysh se lëndët e këtyre janë ende në shqyrtim në gjykatat e rregullta, Më tej, Gjykata shpalli si pjesërisht të pranueshme kërkesat e pesë parashtruesve, të cilët tashmë kishin mbushur nga 65 vjet, dhe u takon e drejta për pension nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Andaj, Gjykata vendosi që kërkesa e tyre të merret parasysh për periudhën para se ta arrinin këtë moshë, Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të pranueshmërisë së kërkesës së parashtruesve të tjerë, Gjykata, duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konsideroi se afati ligjor prej katër muajsh nuk do të merret parasysh ngase rasti në fjalë kishte të bënte me një “situatë të vazhdueshme” e cila përjashton llogaritjen e afateve ligjore për paraqitje të kërkesës, Mbi këtë bazë, Gjykata e konsideroi kërkesën si të pranueshme për tridhjetë e shtatë parashtruesit e tjerë, Në shqyrtim të çështjeve meritore, Gjykata vendosi se parashtruesve iu është shkelë e drejta në pronë me rastin e ndërprerjes së kontratës që ata kishin me KEK pa u përmbushur kushtet e parapara në kontratë për shkëputje, përkatësisht pa krijimin dhe funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, Për më tepër, Gjykata gjithashtu vendosi se ka pasur shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm siç garantohet me Kushtetutë dhe me Konventën Evropian për të Drejtat e Njeriut, duke marrë parasysh se Gjykata Supreme kishte neglizhuar argumentin e rëndësishëm të mos themelimit të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore gjatë marrjes së vendimit të saj

Parashtruesit:

Imer Ibrahimi dhe 48 ish punëtorë të tjerë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile