Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër vendimit të Gjykatës Supreme e cila vendosi se Hekurudhat e Kosovës nuk kishin shkelur ligjin në fuqi me rastin e shkëputjes së kontratës së tij të punës dhe punësimit të disa punëtorëve të tjerë të cilët i kishin plotësuar kushtet, Parashtruesi pretendon se aktgjykimi në fjalë është bazuar ne interpretim të gabueshëm të ligjeve në fuqi, duke theksuar se me këtë i është mohuar e drejta e punës, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se pohimet e parashtruesit ishin të pabaza, Pas ekzaminimit të procedurave si tërësi, Gjykata nuk gjeti që procedurat ishin në ndonjë mënyre të padrejta o të prekura nga arbitrariteti, dhe se parashtruesi nuk kishte dorëzuar dëshmi të cilat do të tregonin shkelje të tjera të të drejtave të tij kushtetuese
Halil Karafeta
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile