Aktvendim për papranueshmëri

Gafur Podvorica kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Nr. të lëndës KI 44/10

Parashtruesit: Gafur Podvorica

Parashtrues, drejtor i Institutit për Politika Sociale (IPS) e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se vendimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) për shpërbërjen e Institutit për Politika Sociale si njësi e veçantë e MPMS-së në bazë të rekomandimit nga iniciativa për Rishikimin Funksional dhe Dizajnimin Institucional të Ministrive (FRIDOM) kishte shkelur dispozitat e Kushtetutës, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 131.1 të Kushtetutës dhe nenit 46 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese bazuar në atë se Parashtruesi nuk ishte palë e autorizuar, qoftë si qytetar ose si drejtor i IPS-së, duke nënvizuar se atij i mungonte locus standi pasi që ai nuk kishte mundur të dëshmonte se ishte shkelur ndonjë e drejtë dhe liri e tij e garantuar si individ, duke cituar nenin 34 të Konventës së BE-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, rastet Zona komunale Antilly kundër Francës dhe Lindsay kundër Mbretërisë së Bashkuar, Agrotexim et al. kundër Greqisë, Terem Ltd, Chechetkin dhe Olius kundër Ukrainës dhe Loyka kundër Republikës së Sllovakisë

Parashtruesit:

Gafur Podvorica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative