Aktgjykim

Fahrudin Megjedovic, Zevendëskryesues për Komunitete i Kuvendit Komunal te Pejës kundër Vendimit te Kuvendit Komunal te Pejës për emërimin e Nënkryetarit te Komunës për Komunitete të datës 15 shkurt 2010

Nr. të lëndës KI 32/10

Përmbledhje

Parashtruesi, Nënkryetari për Komunitete i Kuvendit Komunal në Pejë, kundër Vendimit të Kuvendit Komunal të Pejës, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 62.4 të Kushtetutës, duke pretenduar se të drejtat e tij në mjete efektive juridike dhe e drejta në zgjedhje janë shkelur nga Vendimi i Kuvendit Komunal të Pejës . Parashtruesi i Kërkesës parashtroi argumentet e tij për të provuar se Kuvendi Komunal ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke i lejuar Kryetarit të saj të hedh votën vendimtare në zgjedhjen e Nënkryetarit për komunitete, kur votat e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë Komunitetet ndanë në mënyrë të barabartë. Parashtruesi argumentonte se Kuvendi veproi në mënyrë të paligjshme kur refuzoi kërkesat e tij për anulimin e zgjedhjeve, në pajtim me nenin 61.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe për zgjedhjet e reja, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e pranueshme sepse pretendohej një shkelje specifike e të drejtave kushtetuese dhe për shkak se Kërkesa ishte parashtruar nga Zëvendës Kryetari për Komunitete, një person i autorizuar për ta bërë këtë, sipas nenit 62.3 dhe 62.4 të Kushtetutës, Lidhur me meritat e Kërkesës, Gjykata vendosi se vota vendimtare e hedhur nga Kryetari i Kuvendit ishte një ndikim i papranueshëm në procesin e zgjedhjes së Nënkryetarit të Komuniteteve. Gjykata arsyetoi se vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal nga komunitetet jo-shumicë ishin autorizuar për të hedhur votat, dhe se zgjedhja e Nënkryetarit për Komunitete duhet të vendoset me shumicë votash, e cila nuk ndodhi në këtë rast. Prandaj, Gjykata në Akgjykim konstatoi se kishte shkelje të neneve 45, 54, dhe 57 të Kushtetutës, duke deklaruar se zgjedhja e Nënkryetarit të Komuniteteve ishte e pavlefshme, duke urdhëruar kështu zgjedhje të reja për Nënkryetar të Komuniteteve dhe duke kërkuar që Kuvendi t’i raportojë Gjykatës lidhur me përputhshmërinë e vendimit, në afat prej 90 ditësh, nga dita e publikimit

Parashtruesit:

Fahrudin Megjedovic

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 45 - Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes, Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave, Neni 57 – Parimet e Përgjithshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative