Vendim

Emrush Kastrati kundër vendimit Pkl. Nr. 120/08 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI 68/09

Parashtruesit: Emrush Kastrati

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ajo ka miratuar një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në favor të palës kundërshtare, e cila do të mundësojë që të zhvillohet procedurë penale kundër parashtruesit të kësaj kërkese për lëshimin e supozuar të vendimit gjyqësor. Sipas parashtruesit, ky vendim, gjegjësisht zhvillimi i kësaj procedure penale kundër tij, shkelë imunitetin e tij gjyqësor dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa është e parakohshme duke mos pasur vendim përfundimtar, andaj konstatoi se nuk janë shteruar te gjitha mjetet ligjore në dispozicion pasi që aktakuza është ende në gjykatat më të ulëta.

Parashtruesit:

Emrush Kastrati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale